Molliqaj pas vendimit të Speciales: Ky proces nuk është drejtësi, por dënim politik
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas vendimit të sotëm të Gjykatës Speciale, e cila hodhi poshtë mocionin e mbrojtjes kundër një pjese të aktakuzës ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së. Molliqaj e ka quajtur këtë vendim “vazhdimësi konsekuente të padrejtësisë”, duke theksuar se Gjykata Speciale është themeluar mbi “premisa të mbrapshta” dhe ka zhvilluar një proces të padrejtë, raporton Periskopi.
Ai kujtoi se kjo gjykatë tashmë ka dhënë aktgjykime dënuese për disa ish-pjesëtarë të UÇK-së, përfshirë Salih Mustafën, Pjetër Shalën, Nasim Haradinajn dhe Hysni Gucatin, duke shtuar se “ka kohë që edhe për optimistët indikacionet kanë qenë shqetësuese”.
Sipas Molliqajt, “UÇK-ja nuk duhet të dëshmohet para një gjykate që vetë në themel ka padrejtësinë”, duke kërkuar reagim të menjëhershëm dhe jo të vonuar ndaj këtij procesi.



