Momenti kur gruaja 72 vjeçare e Macron, i quan disa feministe “ku*va të pista”
Zonja e Parë e Francës, Brigitte Macron, është kritikuar pasi i quajti “ku*va të pista” feministët që protestuan kundër rikthimit në skenë të komedianit Ary Abittan, i akuzuar më parë për përdhunim dhe i liruar pas hetimi tre-vjeçar.
Protestueset u përpoqën të ndërprisnin shfaqjen e tij në teatrin Folies Bergère në Paris.
Një video e publikuar tregon zonjën Macron duke mbështetur Abittan dhe duke folur për protestuesit. Fjalët e saj janë kritikuar nga figura publike, ndërsa zyra e saj sqaroi se ajo nuk aprovon metodat radikale të protestuesve, transmeton Daily Mail, përcjell Periskopi.
Ngjarja vjen pas sulmeve online dhe thashethemeve të shpërndara për Brigitte Macron, përfshirë pretendime të pabaza se ajo ishte “lindur mashkull”. Shtatë të pandehur po përballen me gjyq në Paris për ngacmim kibernetik ndaj saj.

Brigitte Macron was caught on camera saying ‘If there are any dirty b****es, we’ll throw them out, especially masked bandits’




