Momenti kur të arrestuarit për terrorizëm nxirren nga gjykata (VIDEO)

Momenti kur të arrestuarit për terrorizëm nxirren nga gjykata (VIDEO)

Para pak minutash janë nxjerrë nga Gjykata Themelore në Prishtinë të arrestuarit për terrorizëm.

Ata u nxorën nga gjykata nën masa të rrepta sigurie.

Ata patën seancën dëgjimore për caktimin e masës së paraburgimit.

Pas pak do të bëhet publik vendimi që u mor në gjykatë.

Të dielën, si pasojë e një sulmi të armatosur në Banjskë të Zveçanit u vra polici Afrim Bunjaku. Në aksionin e Policisë, dhjetëra sulmues të armatosur e uniformuar serbë u rrethuan në fshatin Banjskë. Policia u sulmua në vazhdimësi nga sulmuesit.

Shpërndaje në: