Momenti kur treni i udhëtarëve përplaset me një automjet në Hinsdale, Illinois
Një tren është përplasur me një makinë të hënën në periferinë perëndimore të Hinsdale, Illinois – duke e lënë shoferin e makinës të lënduar.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, aksidenti ndodhi rreth orës 11:34 të paradites në kalimin hekurudhor të Rrugës Monroe, sipas Departamentit të Policisë së Hinsdale.
Aksidenti u filmua në video, të cilën policia e Hinsdale e publikoi në rrjetet sociale.
– YouTube youtube.com
Videoja tregon makinën duke u ngjitur në kryqëzim me pjesën e përparme pak mbi shina dhe duke u kthyer pak prapa përpara se të goditej nga treni.
Pas kësaj, thuhet se treni mbeti “mekanikisht i paaftë” dhe pasagjerët në tren do të transferoheshin në një tren tjetër.
Shoferi i makinës u dërgua në Spitalin e Hinsdale me lëndime shumë të lehta, tha policia./Periskopi/



