Monika Kryemadhi kërkon të jetë pjesë e “Big Brother VIP 5”

Monika Kryemadhi kërkon të jetë pjesë e “Big Brother VIP 5”

Monika Kryemadhi ka folur hapur për herë të parë lidhur me mundësinë e përfshirjes së saj në formatin popullor “Big Brother VIP”, duke ndarë
qartë se ku e sheh veten në atë spektakël dhe ku jo.

E pyetur nga gazetarët nëse do të pranonte të bëhej pjesë e shtëpisë më të komentuar, Kryemadhi e refuzoi kategorikisht idenë e izolimit, duke e lidhur me natyrën e saj. Ajo u shpreh: “O jo nuk e përballoj dot. Big Brother është për njerëz introvert, që rrinë të mbyllur, unë nuk rri dot mbyllur.”

Megjithatë, ajo surprizoi duke dhënë “dritën jeshile” për një pozicion tjetër kyç, atë të opinionistes, duke paralajmëruar se qasja e saj do të ishte pa doreza. “Opinioniste do ta bëja, mund të jem çik e drejtpërdrejtë për shkak se ndoshta mendoj që ka ikur koha e të qenurit me lajlelule, sepse njerëzit nuk kanë kohë për të humbur. Mendoj që është koha për të folur drejtpërdrejtë dhe ti fusësh njerëzit në temë,” deklaroi ajo, transmeton oranews.

Në fund, Kryemadhi bëri edhe një parashikim të sinqertë për ndikimin e saj nëse do të ulej në atë karrige: “Ndoshta mund të jem interesante në Big Brother, por nuk e di sa produktive do jem për produksionin sepse mund të krijoj probleme.

Kjo deklaratë e drejtpërdrejtë lë tashmë të hapur mundësinë dhe kureshtjen nëse produksioni do ta konsiderojë një figurë politike me deklarata “bombë” për panelin e edicionit që pritet të nisë në Dhjetor./Periskopi/

Shpërndaje në: