Morata do të luftojë për vendin e tij te Reali

Morata do të luftojë për vendin e tij te Reali

Alvaro Morata ka premtuar se ai do të vazhdojë të luftojë përkundër dështimit për t’u transferuar te Manchester United.

Sipas Marca, agjentët e 24 vjeçarit kanë thënë se ai duhet të luftojë për vendin e tij pasi nuk ka alternativë tjetër.

Real Madridi ka qenë ne negociata ekstensive me gjigantin anglez, por këta të fundit kanë refuzuar të paguajnë 80 milionë euro.

Pasi negociatat dështuan, Djajtë e Kuq u drejtuan kah ylli belg, Romelu Lukaku.

Marca shkruan se Chelsea është i vetmi klub i cili tash mund ta joshë lojtarin, i cili ka luajtur nën drejtimin e Antonio Contes te Juventusi, por edhe Blutë mund të mos paguajnë shumën që kërkon Reali. /Telegrafi/

 

Shpërndaje në: