Morina: Qeveria të jetë gjithëpërfshirëse pa PDK dhe Listën Serbe

Morina: Qeveria të jetë gjithëpërfshirëse pa PDK dhe Listën Serbe

Kosovës u duhen institucione të cilat nuk duhet të mbesin peng i Listës Serbe.

Këtë e thotë analisti politik Bajrush Morina që shton se Lista Serbe nuk duhet të jetë fare pjesë e qeverisë, njofton Klan Kosova.

“Kryeministrin e ka caktuar votuesi me 11 qershor, dhe nëse dikush ka humbur ka humbur janë PDK dhe LDK”.

“Politikisht dhe moralisht do t’i takonte kandidatit të VV-së të mandatohej për kryeministër”, ka shtuar ai në Info Magazine.

Por më tej Morina thekson se zgjidhja më e mirë është zgjedhja e një kandidati koncensual, nga partitë politike, ku aty nuk do të duhej të përfshihej përveç Listës Serbe dhe PDK.

Ai ka shtuar se PDK i ka sjell shumë dëme vendin, prandaj duhet të shkojë në opozitë.

Kur ka folur për kontrabandimin e deputetëve, Morina ka theksuar se dikur edhe Ukë Rugova kishte vepruar njësojë me “Listën Dr. Ibrahim Rugova”.

“ PDK i ka sjellë aferat më të mëdha politike të vendit. PDK është ajo parti që e ka shantazhuar opinionin e vet me aferat Pronto 1 dhe 2”, ka thënë Morina.

“PDK e ka sjellë zhvillimin ekonomik në minimum”, ka vazhduar ai.

Morina ka shtuar se paritë që e formojnë qeverinë duhet të jenë të forta me numra dhe jo më muskuj.

Shpërndaje në: