MOS: Deputeti Basha i VV-së e sulmon Periskopin pa i bërë asgjë

MOS: Deputeti Basha i VV-së e sulmon Periskopin pa i bërë asgjë

Të jesh i varfër nuk është gjë e bukur, e as një realitet për t’u përqeshur, por megjithatë është e dhimbshme. Dhe, mënyrën se si e ka raportuar Periskopi muaj më parë një fotografi me komentimin e ish gazetarit Bajram Mjeku, e ka denoncuar si “bulizëm” e “përqeshje”, deputeti i Vetëvendosjes me emrin Dimal Basha.

Periskopi ripublikoi një artikull nga z. Bajram Mjeku, ish gazetar, që mori fotografinë e filantropit Albert Kahn ku dukeshin qytetarët e Prishtinës në vitin 1913.

“Askush më shumë se kjo fotografi e realizuar më 4 maj të vitit 1913 në Prishtinë, nuk dëshmon për mjerimin tonë. Shqiptarë të leckosur dhe të uritur, janë të “shoqëruar” edhe nga dy xhandarë serbë, të cilët janë dëshmia më e mirë e kërcënimit të radhës”, shkruante Mjeku.

Dhe Periskopi për të ilustruar edhe më shumë artikullin, i vuri titullin “Prishtinasit në vitin 1913: Të uritur e me tesha të çkyera për beter si lypës”, pa asnjë dozë përqeshjeje, madje duke i vënë edhe mbishkrimin “Vërtet e dhimbshme” duke qenë se kjo situatë ishte “vërtet e dhimbshme”.

Por, kjo është përjetuar në mënyrë të gabuar dhe me keqkuptim nga ana e deputetit Basha, që e ka gjetur këtë mundësi për të sulmuar Periskopin.

“Kur një medium bën lajm duke përqesh shqipëtarët pse kanë qenë t’uritur dhe të varfër, duke i përshkruar si “lypës” dhe në dukje “për beter.” Ne fatkeqësisht edhe sot kemi t’varfër, por se di mediumet tjera tallen me ta.

Turp e “për beter” është me qenë budall e bully, por jo i uritur, e as i varfër.” – shkruan z. Basha.

Natyrisht, ky koment absolutisht keqkuptues nga ana e z. Basha nuk pritet të nxis reagime të mira nga ana e mbështetësve të kësaj partie, edhe ashtu të njohur për përdorimin e gjuhës së urrejtjes.

Shpërndaje në: