Mos guxoni ta lani pulën përpara se ta piqni; këto janë rreziqet që vijnë nga ky veprim

Mos guxoni ta lani pulën përpara se ta piqni; këto janë rreziqet që vijnë nga ky veprim

Nëse e keni larë gjithmonë pulën tuaj përpara se ta gatuani, është koha për të mos e bërë më pasi ka shumë rrezikshmëri. Profesionistët e shëndetit dhe sigurisë së ushqimit janë kundër kësaj praktike, pasi ajo mund të rrisë përhapjen e baktereve dhe rrezikun e kontaminimit.

Shumica e njerëzve që pastrojnë pulat e tyre mendojnë se po lajnë mikrobet. Dhe ndërsa ata janë të saktë në supozimin se pula e papërpunuar shpesh është e mbushur me baktere, si salmonela, duke e larë me ujë, nuk bëni asgjë për ta luftuar këtë fakt. Në fakt, larja e puleve e përkeqëson këtë problem, sepse uji i rrjedhshëm  mund të përhapë bakteret rreth lavamanëve, pjatave dhe madje edhe në veshjet tuaja.

via GIPHY

USDA pohon se e vetmja mënyrë e sigurt për të eliminuar bakteret është që të gatuani mishin në temperaturën e duhur. Këto rregulla vlejnë dhe për llojet e tjera të mishrave. Temperatura minimale e gatimit të pulave duhet të jetë 165 gradë.

 

Shpërndaje në: