‘Mos ia paso topin atij’: Vinicius sqarohet me Benzeman për komentet kontraverse, ja çka ndodhi në zhveshtore

‘Mos ia paso topin atij’: Vinicius sqarohet me Benzeman për komentet kontraverse, ja çka ndodhi në zhveshtore

Si për mos të mjaftuar rezultatet e dobëta në këtë fillim sezoni, fjalët e Karim Benzemasë për Vinicius Junior erdhën si një tjetër telash për Realin, teksa prishja e harmonisë në skuadër është gjëja e fundit që në Madrid do të dëshironin.

Sulmuesi francez i kërkoi shokëve të ekipit të mos i pasonin Vinicius-it në ndeshjen kundër Monshengladbahut në Champions League, gjë që ka trazuar ujërat te “galaktikët“.

Por kjo çështje tashmë me shumë mundësi mund të konsiderohet e mbyllur. Mediat spanjolle raportojnë se një bisedë kokë më kokë mes lojtarëve ka sheshuar gjithçka. Reali i Madridit ka zhvilluar seancën e sotme stërvitore në orën 11:00, gjatë secilës Benzema ka parë të arsyeshme të tërheqë veçmas talentin brazilian për t’i shpjeguar fjlaët e dala prej tij.

Vinicius duket se e ka pranuar këtë sqarim dhe tashmë zhurma pritet të marrë fund dhe situata në klubin madrilen të vijojë normalisht.

Shpërndaje në: