MOS: Rusia pati sukses, Kina pati sukses, Amerika dështon keq në testimin e armëve hipersonike

MOS: Rusia pati sukses, Kina pati sukses, Amerika dështon keq në testimin e armëve hipersonike

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë pësuar një zhgënjim të madh në garën me Kinën dhe Rusinë për të zhvilluar armë hipersonike pasi testimi i fundit ka dështuar, tha vet Pentagoni në një deklaratë të enjten.

Raketa e përdorur për ta rritur shpejtësinë në shpejtësi hipersonike dështoi dhe testimi i projektilit nuk mund të vazhdonte, thuhet në komunikatë.

Për shkak të dështimit të raketës, Pentagoni nuk mund të testonte trupin hipersonik, që është elementi kryesor i nevojshëm për zhvillimin e armës hipersonike, raporton CNN, përkthen Periskopi.

Zyrtarët kanë filluar menjëherë të rishikojnë testimet, që ndodhën të enjten në Alaskë, për të kuptuar shkakun e këtij dështimi turpërues.

Kina kujtojmë se kishte bërë testimin para pak ditësh me shumë sukses, duke i zënë në befasi ekspertët amerikanë të sigurisë.

Sukses kishte pasur edhe Rusia.

Ndërkohë, Amerika kishte dështuar edhe në muajin prill. /Periskopi  

Shpërndaje në: