“Mos u merakos ti për këtë punë”: Konjufca qetëson deputetin me shprehjen e Esat Baushtellës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, po mbajnë seancën e radhës ku një kohë e gjatë e saj, iu kushtua pjesës së dialogut me Serbinë.
Ndërkohë, në minutat e fundit, deputetët po votojnë raporte, mes tyre edhe ai i Komisionit të Pavarur të Mediave.
Por këtu ndodhën disa keqkuptime ose gabime teknike, ku në një moment, kryeparlamentari Glauk Konjufca përdori shprehjen e famshme të fenomenit të njohur të TikTokut para një kohë, zoti Esat Baushtella: “Mos u merakos ti për këtë punë”.
Konjufca tha kështu:
Jo për shumë pak vota për nja 5-6 me sa e pashë.
(Përsërite edhe ni herë)
Përsërisim edhe ni herë, degjoni me vëmendje: Kush është për, edhe mos na leni vetë vec mu e Palin se nuk…
Kush është kundër këtij raporti?
Kush abstenon për këtë raport.
Si është e mundshme, kush janë ata që t’i pyesim përnjëmend a kanë votu?
Ka një mospajtim sepse deputetëve që po iu del se nuk kanë votu kur po i pyesim personalisht po thonë që kanë votu.
Ky z.Zemaj nuk është kurfarë presioni sepse tri herë kemi me votu për këtë punë n’dash me ditë, mos u merakos ti për këtë punë./Periskopi