Mot me shi dhe shkarkime rrufesh gjatë vikendit
![Mot me shi dhe shkarkime rrufesh gjatë vikendit](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2017/12/moti-per-pese-ditet-e-ardhshme-ne-kosove.jpg)
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi se gjatë vikendit do të mbajë mot me diell dhe me vranësira të çrregullta.
IHMK-ja njoftoi se gjatë së shtunës vranësirat në orët e vona do të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh, ndërsa e diela parashihet të jetë më e qetë.
“Dita e shtunë parashihet të mbajë me mot me diell dhe vranësira të çrregullta. Vranësirat në orët e vona parashihen që vende –vende të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i qetë, me pak vranësira dhe me intervale të gjata me diell”, thuhet në njoftimin e Institutit.
Ndërsa, sipas IHMK-së, parashihet të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-5 m/s.