Moti për ditën e sotme: Me diell dhe vranësira të pjesshme

Moti për ditën e sotme: Me diell dhe vranësira të pjesshme

Sot parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën e parë të ditës, ndërsa gjatë pasdites dhe mbrëmjes, priten vranësira të pjesshme, të cilat rreth mesnatës mund të sjellin ndonjë rrebesh të izoluar, kryesisht në zonën e Anamoravës, njofton MeteoKosova.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila herë pas here pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-45 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 15 deri në 17°C, ndërsa ato maksimale prej 31 deri në 34°C./Periskopi/

Shpërndaje në: