Moti për sot: Me diell, temperatura maksimale deri në 31°C
Sot parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë.
Era do të fryjë nga veriu, e cila herë pas here pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 17-51 km/h, njofton MeteoKosova.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 14 deri në 17°C, ndërsa ato maksimale prej 27 deri në 31°C./Periskopi/



