Moti sot, temperaturat deri në 18°C
Vendi sot do të karakterizohet nga mot i qëndrueshëm, me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë gjithë ditës.
Temperaturat minimale, sipas Institutit Hidrometerologjik, do të lëvizin ndërmjet 3 dhe 7 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 15 deri në 18 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit me një shpejtësi prej 1 deri në 6 metra në sekondë./Periskopi



