Moti të dielën, temperatura arrin deri në 33 gradë

Moti të dielën, temperatura arrin deri në 33 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën, më 13.07.2025, moti do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët.

Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 9 dhe 13°C, ndërsa ato maksimale ndërmjet 29 dhe 33°C.

“Do të fryjë erë nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 3 m/s”- thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Më tej, IHMK njofton se Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj këshillohet që qytetarët të mos jenë në kontakt direkt me rrezet e diellit nga ora 10:00 deri në orën 17:00.

“Kujdes personat me sëmundje kronike dhe fëmijët”- përfundon njoftimi i IHMK-së./Periskopi

Shpërndaje në: