Motra e të arrestuarit për sulm terrorist në veri: Hetimet do ta tregojnë të vërtetën për vëllain tim

Motra e të arrestuarit për sulm terrorist në veri: Hetimet do ta tregojnë të vërtetën për vëllain tim

Avokati i njërit prej të dyshuarve për sulm terrorist në veri të Kosovës ka deklaruar se gjykata ka caktuar një muaj paraburgim për klientin e tij. E pranishme, sipas “RTV Dukagjinit”, ka qenë edhe motra e Dushan Masimoviq.

Biljana Maksimoviq, citohet të ketë thënë para mediave se “hetimet do ta tregojnë të vërtetën në rastin e vëllait tim”.

“Të gjithë, të gjithë jemi pranë tij.” – ka deklaruar ajo.

Ndërkohë, sipas dosjes së Prokurorisë, të publikuar nga “Betimi për Drejtësi” thuhet se:

“I pandehuri Dushan Maksivoiq thuhet se më 24 shtator 2023, rreth orës 02:45, në fshatin Banjskë të Komunës së Zveçanit, me dashje iu ka ofruar ndihmë pjesëtarëve të grupit të organizuar terrorist, të armatosur me armë të rënda të llojeve të ndryshme luftarake, duke incizuar skena të vendit të ngjarjes lidhur me lëvizjes e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, të cilët ishin duke zhvilluar operacion kundër të dyshuarve të përfshirë në këtë rast”.

Shpërndaje në: