Mourinho mbanë premtimin – ia blenë këpucët lojtarit të tij që i siguroi fitoren mbrëmë

Mourinho mbanë premtimin – ia blenë këpucët lojtarit të tij që i siguroi fitoren mbrëmë

Trajneri portugez, Jose Mourinho, një nga më të mirët në punën e tij që ka njohur futbolli, shpesh merr vëmendjen edhe në situata jashtë fushave të blerta.

Këtë javë, basti i tij me Felix Afena-Gyan është ai që po merr vëmendjen e madhe. Trajneri i ka premtuar Gyan këpucët e tij të ëndrrave, nëse ai do të luante mirë ndaj Genoa.

Dy golat e Gyan që i dhanë fitoren Romës, kanë bërë që Mourinho t’i blejë këpucët atij, përcjell Periskopi. Këto këpucë kanë kushtuar 800 euro.

“Ai po ëndërronte për këto këpucë, kështu që mendova; ‘Ta bëjmë këtë”.  /Periskopi/

Shpërndaje në: