Mourinho pas dështimit ndaj Wolves: Kemi probleme mendore (Video)
Në deklaratën për media, trajneri i United Jose Mourinho ka thënë pas ndeshjes me Wolves ku ekipi i tij barazoi – se mosarritja e fitores ka të bëj me një situatë mendore, me mendësinë e lojtarëve të tij.
Ai ka shtuar se Wolves e ka merituar barazimin – dhe se ky barazim, e dëshpëron më shumë se humbja ndaj Tottenhamit ku ekipi i tij kishte luajtur më mirë se kësaj here, përkthen Periskopi.
Ai ka lavdëruar dyshen portugeze të Wolvesit, Ruben Neves dhe Joao Moutinho për lojën që kanë bërë në këtë ndeshje.
Kjo është deklarata e përkthyer dhe shkurtuar e Mourinhos:
“Mendoj se e merituan, sepse ata luajnë siç dua unë të luaj – si një lojë të Kupës Botërore. Ne nuk e kishim atë mendësi, ata e kishin. Mendësia e bëri dallimin.
Ata luajtën me intenzitet në çdo sekond, për çdo top luftuan. Ne kishim intenzitet të ulët… dhe është e vështirë t’i fitosh ndeshjet kur nuk je aty, me gjithë kapacitetin.
Duhet të luash me gjithë potencialin në Premier Ligë – në ligat tjera, mund të fitosh veç me 20 për qind të potencialit.
Jam më i dëshpëruar sot, se sa kur humbëm me Tottenhamin.
Është një situatë mendore. Kemi probleme mendore. Portugezët e Wolvesit janë shumë të mirë, nuk të lënë shumë hapësirë.” /Periskopi



