Mposhtet Majlinda Kelmendi
Majlinda Kelmendi është mposhtur në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror nga Ai Shishime pas nëntë minuta garë.
Ndeshja e rregullt përfundoi me rezultat të barabartë, ndërsa në kohën shtesë japonezja ishte më me fat.
Majlinda Kelmendi në garën për medaljen e bronztë do të ndeshet me Erika Mirandan nga Brazili. /IndeksOnline/



