‘Mrekullia e Stambollit’ e përndjekë Liverpoolin përsëri – triumfon në penallti kundër Chelseat

‘Mrekullia e Stambollit’ e përndjekë Liverpoolin përsëri – triumfon në penallti kundër Chelseat

Liverpooli është fitues i Superkupës evropiane, pasi mposhti Chelsean në penallti të mërkurën mbrëma.

Ishte Chelsea ajo që kaloi e para në epërsi, duke realizuar me anë të Olivier Giroud në minutën e 36-të, transmeton Periskopi.

Sadio Mane barazoi tre minuta pas fillimit të pjesës së dytë.

Gola të tjerë nuk pati dhe ndeshja u desh të shkonte në vazhdime.

Pas vetëm pesë minutave lojë në pjesën e parë të vazhdimeve, Mane ia dhuroi epërsinë e parë “Të Kuqve” duke realizuar pas asitimit të Roberto Firminos.

Mirëpo, Chelsea u rikthye përsëri duke barazuar me anë të një penalltie të konkretizuar nga Jorginho.

Takimi shkoi në penallti pasi nuk pati gola të tjerë.

Në 11-metërsha, Liverpooli i realizoi të pesë penalltitë e para, derisa për “Të Kaltërit” gaboi vetëm i riu, Tammy Abraham i cili dështoi në 11-metërshin e fundit. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: