Muhamet Musliu pranon fajësinë për nxitje të përçarjes mes grupeve fetare

Muhamet Musliu pranon fajësinë për nxitje të përçarjes mes grupeve fetare

Muhamet Musliu e ka pranuar fajësinë në aktakuzën e Prokurorisë Speciale për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit. Specialja e akuzon Musliun se ka nxitur përçarje mes grupeve fetare (duke shpërndarë narrativa ekstremiste si ato të ISIS-it) që jetojnë në Kosovë përmes Facebookut. Ai ka lidhur marrëveshje për pranimin e fajësisë me Prokurorinë Speciale.

Tashmë ka nisur seanca ku do të shqyrtohet pranimi i fajësisë.

Më 14 gusht, Prokuroria Speciale njoftoi për arrestimin e Musliut dhe të A.B., për veprën penale “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”.

Ata akuzohen se kanë nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje dhe mosdurim midis grupeve fetare, si dhe kanë propaganduar ideologji ekstremiste fetare, sipas metodave të propagandës së ISIS-it.

Sipas aktakuzës Muliu ka bërë thirrje për masakra ndaj hebrenjve dhe të krishterëve, duke publikuar në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, foto dhe video të personave të radikalizuar dhe duke shfaqur në publik thirrje për ekstremizëm fetar.

Ndërsa, A.B, akuzohet se ka bërë thirrje që të respektohen ligjet e “Sheriatit”, e të kundërshtohet sistemin demokratik, simbolet shtetërore dhe ligjet e Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, A.B, nga vitit 2019 e deri më 22.05.2025 përmes rrjetit social “Facebook”, në profilin e tij me emrin “Ubejdullah Abu Suhejla”, ka shpërndarë materiale me përmbajtje nxitëse, përmes së cilave ka bë thirrje për t’iu bashkuar luftës për xhihad, raporton Koha.net, transmeton Periskopi.

Shpërndaje në: