Muhaxheri: Isa Mustafa dha dorëheqje që të shpëtonte jetën e qytetarëve

Muhaxheri: Isa Mustafa dha dorëheqje që të shpëtonte jetën e qytetarëve

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri, ka thënë se Isa Mustafa kishte dhënë  dorëheqje nga detyra e kryeministrit për të shpëtuar jetën e qytetarëve.

“Isa Mustafa e ka lëshuar pushtetit për të mos e rrezikuar jetën e qytetarëve. Është tërhequr prej qeverisë dhe ka pranuar ta rrëzojë Qeverinë Mustafa për të mos bërë veprime që e dëmtojnë vendin”, ka thënë Muhaxheri në Rubikon.

Sipas tij, Vetëvendosje ishte e gatshme të bënte veprime që dërgojnë deri tnë vëlla vrasje.

“VV-ja ka qenë e gatshme që të bëjnë probleme dhe të dërgojë deri te vëlla vrasja dhe për këtë Isa Mustafa nuk e ka dëguar në parlament dhe ka pranuar të binte qeveria”, ka shtuar ai.

 

Shpërndaje në: