Mujka akuzohet edhe për fshehje të pasurisë: Afër 400k i deklaroi, a fshehu tjetër gjë ndër “jastëk”?

Mujka akuzohet edhe për fshehje të pasurisë: Afër 400k i deklaroi, a fshehu tjetër gjë ndër “jastëk”?

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj kryeshefit të Ibër-Lepencit dhe anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Faruk Mujka, raporton Periskopi.

Ai dhe drejtori për Gjeodezi, H.M. akuzohen se më 2021 i kishin shkaktuar dëm prej 125 mijë euro Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Lajmi është bërë i ditur me një komunikatë për media.

Përveç akuzës për dyshime për dallavere gjatë kohës sa ishte nënkryetar i komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka akuzohet edhe për fshehje të pasurisë.

“AKTAKUZË NDAJ F.M DHE H.M, PËR VEPRËN PENALE “KEQPËRDORIM I POZITËS APO AUTORITETIT ZYRTAR”

Prishtinë, 10 Shtator 2025 – Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurëve F.M dhe H.M., për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Të pandehurit akuzohen se, F.M., në pozitën e nënkryetarit të komunës së Mitrovicës së Jugut, dhe H.M., si Drejtor i Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë në të njëjtën komunë, me dashje dhe duke shfrytëzuar detyrën zyrtare, kanë tejkaluar kompetencat me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore të kundërligjshme për persona të tretë dhe në dëm të pronës publike.

Sipas aktakuzës, më 25.04.2021, të pandehurit, duke qenë në dijeni se Kuvendi i Komunës kishte marrë dy herë vendim për shpalljen me interes të posaçëm publik të një prone të paluajtshme, i paraqitën po këtij Kuvendi një Propozim-Vendim për këmbimin e të njëjtës prone, duke e paraqitur atë si pronë komunale, duke i shkaktuar dëm të konsiderueshëm prej 125,100.00 euro Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP).

Ndërkohë, i pandehuri F.M. akuzohet edhe për veprën penale “Mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, të ardhurave, dhuratave, dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare”.

Në kuadër të aktakuzës, PSRK ka propozuar: Shqiptimin e dënimeve plotësuese ndaj të pandehurve F.M. dhe H.M.”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Speciale.

 

Por çka ka të deklaruar Faruk Mujka?

 

Sipas të dhënave të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Fadil Mujka nga Lëvizja Vetëvendosje i ka të deklaruara tri banesa dhe një shtëpi, një veturë, si dhe të ardhura vjetore, që gjithsej e kapin vlerën afër 400 mijë euro.

 

Deklarimi i plotë:

 

\

 

Kujtojmë që Prokuroria Speciale e kishte arrestuar Faruk Mujkën në korrik të vitit 2023.

Sipas njoftimit, nën mbikëqyrjen e Prokurorisë Speciale, në njërin lokacion janë gjetur 60 mijë euro, duke ngritur dyshimin se të dyshuarit kanë keqpërdoruar detyrën zyrtare të tyre.

Sic u pat raportua në media, paratë e sekuestruara u gjetën ndër jastëkë të Faruk Mujkës.

 

60 mijë euro “nër jastëk”: Lirohen Mujku e Muzliukaj të VV-së një ditë pas arrestimit

 

 

 

 

Bastiset shtëpia e Faruk Mujkës, në një lokacion gjenden 60 mijë euro

 

Shpërndaje në: