Mund të humbisni peshë edhe gjatë ditëve të pushimeve

Periskopi.com Zoya

E dimë që pushimet janë justifikimi më i bindshëm për të mos u marrë me aktivitet fizik, por nuk shpëtuat as kësaj here. Mund të humbisni peshë edhe gjatë ditëve me cool të verës.

Kamping
Udhëtimi drejt jugut me çadra mund të jetë një zgjidhje interesante dhe s’e kemi fjalën vetëm për kostot e reduktuara. Ju mund të përgatisni ushqimin tuaj në atë mënyrë që ta kontrolloni se çfarë po hani. Alternoni këto ditë kampingu me sportet ujore dhe notin. Nëse mundeni, zgjidhni ndonjë varkë me pedale, pasi ndikojnë në djegien e kalorive. Në fund të ditës së lodhshme dhe argëtuese, do të keni fituar atë vakt të shijshëm që kishit përgatitur.

Kur të rezervoni për pushime, zgjidhni më mirë një shtëpi
Zgjidhni të merrni një dhomë me qira, e cila të ketë ambient gatimi. Edhe një herë, ju mund të merrni ushqimin që dëshironi, ta kontrolloni atë dhe ta përgatisni në mënyrë të tillë që të ndikojë shëndetshëm në peshën tuaj.

Pushimet s’janë justifikim për ta tepruar me pijen
Shumë nga ne e justifikojnë abuzimin me alkoolin si një arsye e pashmangshme e pushimeve verore. Mbusheni ditën me aktivitete sportive, not, kërcim dhe pse jo vrap apo joga buzë detit, të cilat ju bëjnë të digjni shumë kalori. Alkooli vetëm ua shton ato.

Edhe pijet e tjera, zgjidhini me zgjuarësi
Mos justifikoni pirjen e të gazuarave çdo ditë, vetëm sepse jeni me pushime. Është normale që ta shijoni atë ose një Hugo në një prej atyre ditëve, por pije të tilla me shumë sheqer ju bëjnë të shtoni menjëherë në peshë. Ku ka më mirë dhe më të sigurtë se uji?

Ushtrime edhe gjatë pushimeve
Mos hiqni dorë nga aktiviteti i zakonshëm nëse praktikoni fitness-in. Vraponi në mëngjes në bregdet dhe më pas notoni, pasi me të tillë ritëm aktiviteti fizik, është e sigurt që do të mbani peshën që keni ose edhe të humbni. Nëse ju pëlqen joga, atëherë pse të mos e praktikoni atë edhe gjatë ditëve të pushimeve?!

Parkojeni makinën dhe mos e lëvizni më
Të përdorësh makinën gjatë ditëve të pushimeve, është një shpërdorim i kotë. Zgjidhni një hotel ose një dhomë me qira, që ndodhet as afër e as larg plazhit. Ecni sa më shumë ose merrni me qira një biçikletë. Është një mënyrë mjaft e mirë jo vetëm për të eksploruar vendin, por edhe për t’ju mbajtur në formë.

Burimi: Huffington Post