Muric: Duhet të bëjmë maksimumin, Suedia e fortë edhe pa Ibrahimovicin

Muric: Duhet të bëjmë maksimumin, Suedia e fortë edhe pa Ibrahimovicin

Aro Muric është paraqitur në konferencë për shtyp, para ndeshjes ndaj Suedisë.

Portieri i Kosovës ka thënë se skuadra duhet të bëjë maksimumin nëse duan rezultat pozitiv ndaj Suedisë. Sipas tij, ata mbeten të fortë edhe pa  Ibrahimovic.

“Mezi presim ndeshjen me Suedinë. Ata janë skuadër shumë e fortë. Me apo pa Ibrahimovicin, Suedia mbetet skuadër shumë e fortë. Neve na mbetet të bëjmë maksimumin ndaj një skuadre të fortë siç është Suedia”, tha Muric, përcjell Periskopi.

Aro pritet të jetë titullar në ndeshjen e nesërme. /Periskopi/

Shpërndaje në: