Muriqi i jashtëzakonshëm – një gol e një asistim për Mallorcan
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka shkëlqyer të hënën mbrëma në La Liga të Spanjës.
Muriqi shënoi një gol dhe kontribuoi me një asistim në fitoren shumë të rëndësishme 4:1 të Mallorcas ndaj Sevillas.
Muriqi hapi serinë e golave në minutën e 26-të. Ai realizoi golin e epërsisë 1:0 nga penalltia. Për Muriqin ishte goli i 15 këtë edicion.
Muriqi la fushën në minutat shtesë të ndeshjes që i takoi xhiros së 22-të.
Vetëm Kylian Mbappe i Real Madridi ka më shumë gola se Muriqi këtë edicion. Mbappe ka shënuar 22 gola, ndërsa Muriqi tashmë i ka 15.
Muriqi asistoi në golin e tretë të Mallorcas. Sergi Darder në minutën e 74-t devijoi topin e gjuajtur nga sulmuesi i Kosovës.
Muriqi, që u zëvendësua në minutën e 92-të, po ashtu nisi edhe aksionin e golit të dytë të realizuar në minutën e 53-të nga Samu Costa.
Golin e katërt e shënoi pablo Torre në minutën e 96-të.
Muriqi në total i ka 50 gola për Mallorcan, që ngritët në vendin e 15-të me 24 pikë sa ka edhe Sevilla një pozitë më lart.
Muriqi u shpall lojtar i ndeshjes./Periskopi/



