Muriqi, katastrofë i dobët: Mediet italiane reagojnë brutalisht pas paraqitjes së tij kundër Bolognas

Muriqi, katastrofë i dobët: Mediet italiane reagojnë brutalisht pas paraqitjes së tij kundër Bolognas

Lazio kaloi nga hero në zero, pas triumfit në derbin e Romës te poshtërimi 3-0 nga skuadra në krizë, Bologna.

Vedat Muriqi pati një start të rrallë në këtë ndeshje, më së shumti edhe për shkak të mungesës së Ciro Immobiles për shkak të lëndimit, shkruan Periskopi.

Sidoqoftë, kosovari luajti për 80 minuta, por dështoi të ketë impaktin e duhur, siç ka ndodhur vazhdimisht me të që prej kur ka veshur fanellën e Lazios.

Paraqitjet e dobëta duket se i kanë ngopur edhe mediet italiane, me një prej tyre që e ka etiketuar kështu paraqitjen e Muriqit:

“MURIQI 4,5 (nota): Ishte një mundësi e mirë. Mungesa e Immobile ia hapi derën për të luajtur titullar. Nuk ia qëlloi asgjëje: pranimin e topit, pasimin, goditjet me kokë. Kur provon të godasë, gjithmonë parandalohet, duke e nuhatur kohën me vonesë ose godet në qiell të hapur,” sipas influencerit në Facebook, Shpend Thaçi.

Një tjetër gazetë, ‘firstsportz’ e komentoi kështu paraqitjen e ishit të Fenerbahces: ”Vedati pati dy mundësi të mëdha për të shënuar, por humbi të dyja dhe kjo ia dëmtoi shumë moralin skuadrës.” /Periskopi.com/

Shpërndaje në: