Mushkolaj: Militantë të VV janë duke shpërndarë deklarata të rrejshme, mos bini pre e propagandës

Mushkolaj: Militantë të VV janë duke shpërndarë deklarata të rrejshme, mos bini pre e propagandës

Militantët e VV-së kanë shpërndarë disa deklarata të rrejshme, duke ia atribuuar Imer Mushkolajt, raporton Periskopi.

E ky i fundit ka ftuar qytetarët të mos bien pre e propagandës.

Postimi i plotë:

Militantë të Vetëvendosjes javët e fundit janë duke shpërndarë deklarata të rrejshme, kinse të thëna nga unë, si pjesë e luftës speciale për të dezinformuar publikun. Psh. këtë deklaratë unë nuk e kam dhënë asnjëherë, por si kjo edhe disa të tjera të rrejshme vazhdojnë të shpërndahen. Qytetarët duhet të kenë kujdes dhe të mos bien pre e propagandës, ndërkaq faqet në rrjete sociale dhe individët që janë burim i dezinformimit tashmë janë raportuar.

Shpërndaje në: