Mushkolaj: Për Kurtin korrupsioni është OK, por statuset në Facebook janë të patolerueshëm
Analisti Imer Mushkolaj, ka thënë se Kurti refuzon të dëshmojë për rezervat shtetërore në prokurori, por shkon në gjykatë në rastin e kanosjes ndaj tij, raporton Periskopi.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se për të korrupsioni është në rregull, por statuset në Facebook janë të patolerueshëm.
Postimi i tij i plotë:
Albin Kurti refuzon të dëshmojë për rezervat shtetërore në prokurori, por shkon në gjykatë në rastin e kanosjes ndaj tij. Për të interesi personal është më i rëndësishëm se ai publik. Për të korrupsioni është OK, ama statuset në Facebook janë të patolerueshëm.



