Musliu: Bëj thirrje të mos i përgjigjeni këtij Fondi plaçkitës

Musliu: Bëj thirrje të mos i përgjigjeni këtij Fondi plaçkitës

Në debatin parlamentar për çështjen e sigurisë në vend, Ganimete Musliu e PDK-së, zgjodhi të flasë për Fondin e Sigurisë të themeluar nga Qeveria për ta ndihmuar ushtrinë e vendit, përcjell Periskopi.

Musliu tha se është spekulu shumë për fondin, megjithëse ajo thotë se asnjëherë nuk ka qenë kundër Fondit, por është kundër mënyrës se si është bërë ky Fond.

Deputeteja Musliu edhe sot ka bërë thirrje që mos t’i përgjigjen një “Fondi plaçkitës siq është Fondi aktual”.

“Vetëvendosje njihet për krijimin e kauzave të rreme qoftë edhe për tema më të ndjeshme të këtij populli. Njihet edhe si instaluesja e mentalitetit linques në këtë vend. Kjo ndodhi edhe sot”.

“Kur VV-ja vizitoi diasporën kjo cilësohet si kujdes ndaj diasporës, ndërsa kur ne e vizitojmë kjo nga VV-ja shihet bredhje e rrugës të Evropës”.

“Kur ne flasim për vlerat e luftës së UÇK-së, VV del dhe deklarohet se ne po e bëjmë për vota e qëndrime politike, ndërsa kur këta janë ën pushtet këta na flasin se si kujdesen për veteranët dhe familjet e dëshmorëve”.

“Sot, prita nga dy ministrat por edhe nga Qeveria që do të na ofrojë strategji konkrete nacionale. Krejt çka dëgjum, ishte se qenkemi në rrezik prej Serbisë dhe duhet të frikohemi që Serbinë e kemi në kufi. Serbinë gjithmonë e kemi pas në kufi, por kjo nuk do të thotë që ne duhet ta frikësojmë popullin, përkundrazi ne duhet të organizohemi dhe ta forcojmë shtetin. Por, siguria nuk forcohet me ushtar të cilët paradite punojnë ushtarë e masdite kamarier. Nuk forcohet shteti e siguria me policë, të cilët paradite punojnë policë e masdite dalin punojnë në kompani private të sigurimeve”, tha Musliu.

“Prita me dalë me thanë që kanë me u rritë pagat e policëve e ushtarëve, por nuk e dëgjova nga ju.

“Për të folur për sigurinë e vendit duhet të flasësh si strateg e jo si kalkulant i votave, me dëgjuese a po ma bjen naj votë e kështu po flas”.

“Është spekulu shumë për fondin, dhe dua të them që unë asnjëherë nuk kam qenë kundër Fondit. Unë jam kundër mënyrës se si është bërë ky Fond dhe edhe sot bëj thirrje që mos t’i përgjigjen një Fondi plaçkitës siq është Fondi aktual”.

“Fondi duhet të krijohet si projekt i përhershëm i mbështetur në ligj. Në këtë mënyrë do të garantohej një Fond i qëndrueshëm dhe një adresë llogaridhënëse dhe sot s’kishim pasë nevojë me pyet njani-tjetrin sa pare i kena qitë… a ke qitë ti, a s’ke qitë ti… kjo është lojë, kjo është dështim. Ndaleni këtë marifet se nuk shkon në këtë mënyrë”, përfundoi deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu./Periskopi/

 

 

Shpërndaje në: