Musliu: Shqetësohem për shëndetin mendor të Kurtit

Musliu: Shqetësohem për shëndetin mendor të Kurtit

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, është shprehur e shqetësues për shëndetin mendor të kryeministrit, Albin Kurti.

“Kur i lexoj këto deklarata, unë seriozisht shqetësohem për shëndetin mendor të kryeministrit të Kosovës!”, ka shkruar Mulsiu në Facebook.

Në këtë postim ajo ka komentuar reagimin e Kurtit, për vrasjen e 35-vjeçares shtatzënë.

Kurti në reagimin e së mërkurës ka thënë se gruaja shtatzënë u vra në vendin ku njerëzit duhet të shërohen.

“Dy engjëj në qiellin e pistë. Vrasje mizore. U vra edhe një grua. Edhe kjo nga burri i saj. Në oborr të spitalit. Atje ku duhet të shërohen njerëzit. Në oborr të Klinikës Gjinekologjike”, ka shkruar Kurti.

Shpërndaje në: