Mustafa i LDK’së tregon se a do të ketë sërish takime Kurti-Abdixhiku
Ka përfunduar takimi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në lidhje me çështjen e presidentit dhe takimin mes Lumir Abdixhikut dhe kryeministrit Albin Kurti.
Pas takimit për media ka folur deputeti i LDK’së, Besian Mustafa, raporton Periskopi.
Mustafa nuk e ka përjashtuar mundësinë e takimeve tjera ndërmjet Kurtit dhe Abdixhikut.
“E kam të pamundur të përgjigjem se çka do të ndodhë në të ardhmen. Mund të ketë takime të ardhmen në këto ditë. Kemi afat deri më 5 mars në orën 12:00 të natës që të zgjedhim presidentin. Jemi të hapur për takime të radhës… Por natyrisht me shpresën që do të kemi një zgjidhje drejtë zgjedhjes së presidenti”, tha Mustafa./Periskopi
Kurti pas takimit me Abdixhikun: Ende nuk e kemi zgjidhjen, por do të ju njoftojmë…



