Mustafa: Koalicion me AAK-në mund të bëjmë, por pas zgjedhjeve të 2018-ës

Mustafa: Koalicion me AAK-në mund të bëjmë, por pas zgjedhjeve të 2018-ës

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se njëherë për njëherë, LDK-ja nuk është e hapur për koalicion me partinë e Haradinajt.

“Kjo ndoshta mund të ndodhë pas zgjedhjeve të vitit 2018”, ka thënë Mustafa, raporton televizioni publik.

Ai këto komente i bëri gjatë një vizite në Komunën e Klinës, ku u takua me kryetarin Sokol Bashota. Kreu i Qeverisë, po ashtu, vizitoi disa biznese të kësaj komune.

Ky i fundit e ka njoftuar kryeministrin Mustafa për zhvillimet komunale, për sfidat në komunë por edhe të arriturat e përbashkëta dhe mbështetjen nga Qeveria.

Në njoftimin për media thuhet se Bashota ka thënë se shembullin e Kryeministrit duhet ta ndjekin edhe ministrat e kabinetit të tij të cilët po mungojnë në vizita të komunave.

E kreu i ekzekutivit tha se Komuna e Klinës ka nevojë të përkrahet në fushën e bujqësisë si dhe në infrastrukturën arsimore.

Pas Klinës, ai ka vazhduar vizitën në Drelaj të Rugovës.

 

 

 

Shpërndaje në: