Mustafa: Kurti e ka pranuar edhe asociacionin edhe vetmenaxhimin

Mustafa: Kurti e ka pranuar edhe asociacionin edhe vetmenaxhimin

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, tha se kryeministri Kurti ka pranuar, me marrëveshjen e arritur në Bruksel, të përfunduar në Ohër, ka pranuar edhe Asociacionin, edhe vetmenaxhimin e komunave me shumë serbe.

“Kryeministri mund të shtrojë teza teorike para opinionit, mirëpo kryeministri i ka pranu të dyja. Kryeministri e ka pranu edhe vetmenaxhimin, e ka pranuar edhe Asociacionin. Kryeministri është përbetuar që do të zbatojë pikën 10 të marrëveshjes, në të cilën thuhet se do të implementohen të gjitha marrëveshjet që janë arritë përpara”, tha Mustafa.

Mustafa tha se Kurti do të zbatojë edhe pikën 7 për vetmenaxhimin sepse ai ka shprehur edhe gatishmëri që ta nënshkruajë edhe marrëveshjen e shkurtit dhe planin e zbatimin e Ohrit.

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, duke komentuar marrëveshjen e arritur në Bruksel, të përfunduar në Ohër, tha se nga kjo marrëveshje, palët janë të obliguara t’i implementojnë të gjitha marrëveshjet e më hershme, pra atë të vitit 2013 dhe parimet e asaj të vitit 2015.

“Këtu janë dy detyra te ndara, por ndoshta që mund të gërshetohen njëra me tjetrën. Sepse pika 7 e marrëveshjes së Brukselit, pastaj e përfunduar me planin e implementimin në Ohër, flet për vetmenaxhimin e komunitetit serb, ose për gjetjen enjë zgjidhje në bazë të praktikës evropiane, e cila do të mundësonte në nivel të duhur, të vetmenaxhimit të serbëve, duke përfshirë edhe ofrimin e shërbimeve të ndryshme për komunitetin, shërbime të veçanta për komunitetin serb atje, pastaj vjen edhe çështja e kishës ortodokse serbe, dhe është pastaj pika 10 e marrëveshjes e cila flet se të dy palët duhet t’i implementojnë pa asnjë vërejtje, pa asnjë kundërshtim të gjitha marrëveshjet që janë arritë në marrëveshjen e Brukselit”. tha Mustafa në ATV.

Sipas tij, në marrëveshjen e vitit 2013, po ashtu edhe në atë të vitit 2015, askund nuk është përmendur vetmenaxhimi, por se aty është Asociacioni.

“Në këtë pikën 10 qëndrojnë edhe marrëveshjet për Asociacionin, fakt është se është aty një marrëveshje, marrëveshje e vitit 2013 e cila është ratifikuar në Kuvend me ligj. Plani i implementimit të asaj marrëveshje që po ashtu është arritë në vitin 2013. Dhe pastaj marrëveshja e vitit 2015 që përfshinë vetëm parimet themelore ose një ide, një koncept se si do dukej ai Asociacion për të cilin është aprovuar, është ratifikuar marrëveshja në vitin 2013. Ndërkaq, në atë kohë nuk është folur për vetmenaxhim, në asnjë rast. Edhe në marrëveshjen e vitit 2013, edhe parimet e vitit 2015, flasin sepse në parime është kopjuar 2013-ta, edhe thuhet se shprehimisht ‘Asociacioni do të ketë vështrim të plotë’”, tha Mustafa.

Ai tha se, për të, vetëmenaxhmi është një koncept krejt tjetër.

“Me pas vështrim, do të thotë me qenë të njohur anëtarët e Asociacionit, për çështje të arsimit, edhe çështje tjera, është një çështje krejt tjerë. Ndërkaq, me vetmenaxhu, do të thotë është e drejtë që ata të pavarur nga pushteti qendror të menaxhojnë me ato fusha apo fusha tjera”, tha Mustafa.

Shpërndaje në: