Mustafa: Më lehtë do të ndihesha nëse Vjosa Osmani do të ishte kryeministre, jo Albin Kurti

Mustafa: Më lehtë do të ndihesha nëse Vjosa Osmani do të ishte kryeministre, jo Albin Kurti

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa sonte në Zona e Debatit ka thënë se me VV’në kanë diferencë shumë të vogël të votave dhe derisa të numërohen të gjitha, nuk do të ketë marrëveshje, transmeton Periskopi.

‘’E paqartë se si do të definohet një marrëveshje sepse dy partitë kanë një dallim shumë të vogël, 5 mijë vota. Në këtë moment është vështirë dhe të ulemi e themi se po bëjmë marrëveshje koalicioni. Nuk pretendoj t’i them VV’së që është  e para dhe as e dyta, por as LDK’së përderisa nuk numërohen të gjitha votat’’

‘’E kemi lënë mundësinë e hapur dhe këto ditë do të punohet në harmonizimin sa i përket programet për një koalicion që mund të ndodh, e vendimmarrjen e kemi pasi që të bëhet certifikimi i rezultateve’’.

‘’Më së lehti do ta ndihesha nëse Vjosa Osmami do të ishte kryeministre e jo Albin Kurti. Por këtë e vendos sovrani. Do të ishte më e drejtë që fituesin ta përcaktojnë qytetarët por s’dua të minimizoj qytetarët që jetojnë jashtë’’/Periskopi/

 

 

Shpërndaje në: