Mustafa: Me pasë pak fytyrë Vjosa Osmani, s’kish folë për viza – ajo dhe Kurti na lanë pa to

Mustafa: Me pasë pak fytyrë Vjosa Osmani, s’kish folë për viza – ajo dhe Kurti na lanë pa to

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar pasi Kosovës, edhe njëherë nuk iu dha liberalizimi i vizave.

Mustafa përmes një shkrimi ka kritikuar ashpër, presidenten e vendit Vjosa Osmani për reagimet e saja në Samitin e Brukselit, përcjell Periskopi.

“Me pas veç pak fytyrë, Vjosa Osmani e disa të tjerë në Qeveri e në Kuvend do ta mbyllnin gojën për liberalizimin. Presidentja Osmani, nuk u takua sot me bllokuesin e liberalizimit (Makron), ashtu siç u raportua. Por, dy bllokuesit e liberalizimit, Osmani dhe Makron u takuan në Bruksel. Gati më shkuan lotët kur e lexova deklaratën e Vjosës se vetëm asaj i është dashur viza për këtë takim në Brukse. Çfarë ironie. Kjo mendon se populli e ka mbajtje mendjen e peshkut!”, u shpreh Mustafa.

Sipas Mustafës, janë Vjosa Osmani, Albin Kurti e Shpëtim Bulliqi ata të cilët në vitin 2015-16 shpiknin të pavërteta për ta penguar ratifikimin si kusht të liberalizimit.

“Është Vjosa Osmani, Albin Kurti, Shpëtim Bulliqi e piromanet e tyre që në vitin 2015 e 2016, kur ne ishim në një pako me Ukrainën dhe Gjeorgjinë për liberalizimin e vizave shpiknin të pavërteta.”

“Sa njeriut të sëmurë, të papunë e nevojtar për të shkuar në perëndim i është refuzuar viza, e kjo i ka brengosë këta që sot janë në pushtet. Edhe disa në opozitë!”

“Por, këtyre në vend të liberalizimit duhet tu epen medalje për mashtrim të popullit. E lanë pa viza, e ua morën mbi 5o përqind të votave”, tha Mustafa. /Periskopi/

Postimi i plotë:

Me pas veç pak fytyrë, Vjosa Osmani e disa të tjerë në Qeveri e në Kuvend do ta mbyllnin gojën për liberalizimin. Presidentja Osmani, nuk u takua sot me bllokuesin e liberalizimit (Makron), ashtu siç u raportua. Por, dy bllokuesit e liberalizimit, Osmani dhe Makron u takuan në Bruksel. Gati më shkuan lotët kur e lexova deklaratën e Vjosës se vetëm asaj i është dashur viza për këtë takim në Brukse. Çfarë ironie. Kjo mendon se populli e ka mbajtje mendjen e peshkut!

Është Vjosa Osmani, Albin Kurti, Shpëtim Bulliqi e piromanet e tyre që në vitin 2015 e 2016, kur ne ishim në një pako me Ukrainën dhe Gjeorgjinë për liberalizimin e vizave shpiknin të pavërteta për ta penguar ratifikimin si kusht të liberalizimit.

Sa njeriut të sëmurë, të papunë e nevojtar për të shkuar në perëndim i është refuzuar viza, e kjo nuk i ka brengosë këta që sot janë në pushtet. Edhe disa në opozitë!
Por, këtyre në vend të liberalizimit duhet tu epen medalje për mashtrim të popullit. E lanë pa viza, e ua morën mbi 5o përqind të votave.

Aferim!

Shpërndaje në: