Mustafa me një urime të veçantë

Ky është urimi i plotë i Mustafës:
‘Të dashur qytetarë,
Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës ju përcjellë urimet më të sinqerta për Krishtlindje.
Urime të veçanta edhe për trupin diplomatik, pjesëtarët e KFOR-it dhe të misioneve tjera në Kosovë.
Kjo festë e shenjtë përcjell te besimtarët anekënd mesazhet e dashurisë, paqes, mirësisë, optimizmit dhe të harmonisë ndërmjet njerëzve, virtyte që e karakterizojnë plotësisht popullin e Kosovës.
Për shumë mot Kërshëndellat! Urime!’