Mustafa: Presidentja manipulante e paskrupullt, mund të presim dredhi të saj për të mbetur në pushtet

Mustafa: Presidentja manipulante e paskrupullt, mund të presim dredhi të saj për të mbetur në pushtet

Ish-Kryetari i LDK-së, ka folur për ish-bashkëpunëtoren e tij, tani Presidente e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ai ka thënë se Osmani është manipulante politike dhe se mund të pritet ndonjë “dredhi”, përcjell Periskopi.

“Sa i përket presidentes, ajo është treguar një karrieriste dhe manipulante e paskrupullt politike. Deri tani ka miratuar dhe ekzekutuar të gjitha veprimet e qeverisë Kurti që kanë quar në izolimin politik dhe ekonomik të vendit. E ka lënë vendin pa kryeprokuror të shtetit, në disa raste e ka shkelë Kushtetutën dhe nuk ka reaguar asnjëherë në shjeljet kushtetuese nga qeveria. Edhe tani mund të presim dredhi të saj për të mbetur në pushtet”, tha Isa Mustafa për Nacionale.

Shpërndaje në: