Mustafa: Rast i mirë që Kurti ta kthejë temën e bashkimit me Shqipërinë, ua ka borxh publikut

Mustafa: Rast i mirë që Kurti ta kthejë temën e bashkimit me Shqipërinë, ua ka borxh publikut

Opinionisti, Artan Mustafa në “Rubikon” me Adriatik Kelmendi në Klan Kosova, tha se është një rast i mirë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ta kthejë temën e bashkimit me Shqipërinë.

Sipas tij, kthimin e kësaj teme në agjendën e bisedimeve, Kurti ua ka borxh publikut.

Mustafa tutje u shpreh se tema e bashkimit me Shqipërinë, është një opsion me shumë të mira.

“Mendoj që është rasti i mirë për kryeministrin Kurti më në fund ta rikthejë një temë në agjendën e bisedimeve, për herë të parë për të cilën i ka borxh publikut, ajo është tema e bashkimit me Shqipërinë, si një opsion me shumë të mira”, u shpreh tutje ai.

Shpërndaje në: