Mustafi shtyen Ozilin drejt rinovimit të kontratës

Mustafi shtyen Ozilin drejt rinovimit të kontratës

Transferimi i Shkodran Mustafit te Arsenali mund të rezultojë edhe me rinovimin e kontratës të mesfushorit Mesut Ozil, shkruan e përditshmja britanike Daily Mirror.

Dy reprezentuesit gjermanë janë shokë të mirë dhe tashmë do të luajnë edhe në të njëjtën skuadër, pasi mbrojtësi me origjinë shqiptare u transferua në Emirates Stadium për 35 milionë funte nga Valencia.

Në anën tjetër, kanë qarkulluar shumë zëra se Ozil mund të largohet nga londinezët. /Periskopi.com

Shpërndaje në: