Myta pjesë e Rinisë së PDK-së? Haskukës krah Memli Krasniqit në bisedime interesante

Myta pjesë e Rinisë së PDK-së? Haskukës krah Memli Krasniqit në bisedime interesante

Një fotografi emblematike po qarkullon në mediet sociale të Internetit dhe që është ndarë nga një gazetë e quajtur Epilogu, ku shihet kryetari aktual i Prizrenit nga Vetëvendosje me kryetarin aktual të PDK-së, Memli Krasniqin.

Në këtë takim mund të shihen edhe tre persona të tjerë, të paidentifikuar, ndërkohë që tema e diskutimit është “Arsimi është ekonomi: Sfidat e Arsimit të Lartë në Kosovë”.

Por, më lart duket logoja e Partisë Demokratike të Kosovës [PDK], dhe më poshtë “Rinia Demokratike e Kosovës” që është nëngrup i të rinjve brenda PDK-së, përcjell Periskopi.

Nuk dihet nëse Haskuka kishte librezë të partisë që udhëhiqej nga Thaçi apo thjesht kishte marrë pjesë për t’i kontribuar temës në fjalë brenda PDK-së. /Periskopi 

Shpërndaje në: