“Na jena bandita”: Sapo diplomuan, policët e rinj në Kenia kërcënojnë popullin e tyre

“Na jena bandita”: Sapo diplomuan, policët e rinj në Kenia kërcënojnë popullin e tyre

Policia kombëtare e Kenias e ka dënuar një video që shfaq një grup të zyrtarëve policorë të sapodiplomuar që fryhen si gangsterë duke thënë “sa të këqij që janë”.

Kjo video ka qarkulluar gjithandej në mediat sociale në vendin lindor afrikan, me shumë përdorues që kanë shprehur shqetësimet.

Shefët e policisë i kanë konsideruar fjalët e tyre si “të papërgjegjshme, të papranueshme dhe të pamatura, përcjell Periskopi nga BBC.

Videoja përforcon pikëpamjen e shumë kenianëve se disa prej zyrtarëve policorë sillen si banditë.

“Kjo është, kjo është… e kryem, e kryem. Po ju paraqesim, çka është kjo? “Beretë e kuqe,” tha njëri prej anëtarëve të grupit.

“Ne po vijmë jashtë tash [diplomuam], dhe na jena bandita! Pa”Pa Pa. Ne jena t’kqitë.” – u shpreh tjetri.

Kjo video vjen në kohën kur rastet e brutalitetit policor në Kenia kanë qenë duke u rritur. /Periskopi

 

Shpërndaje në: