Nafta në bursa arrin vlerën më të ulët që prej nisjes së luftës, në Kosovë hala çmimi në qiell

Nafta në bursa arrin vlerën më të ulët që prej nisjes së luftës, në Kosovë hala çmimi në qiell

Së fundmi, çmimi i naftës në bursë ka rënë krahasuar me disa ditë më parë. Mirëpo, në Kosovë nuk e ka ndërmend të reflektojë kjo. Çmimet po qëndrojnë rekorde, raporton Periskopi.

Çmimi i naftës në tregjet globale ka arritur në nivelin më të ulët që prej muajit shkurt, kohë kur nisën edhe tensionet e luftës Rusi-Ukrainë.

Bursa e Londrës është hapur këtë të mërkurë me çmimin 92 dollarë për fuçi, nga 98 dollarë që ishte një javë më parë, ndërsa në bursën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, 1 fuçi kushton 86 dollarë.

Rënie ka patur edhe në bursën Platts, ku shiten produktet e përpunuara që janë direkt për konsum.

Një javë më parë, çmimi për 1 ton gasoil të përpunuar ishte 930 dollarë, ndërsa këtë javë 1 ton shitet me 900 dollarë.

Pavarësisht rënies së çmimeve, prej 7 ditësh në berzën ndërkombëtare, në Kosovë nuk e ka ndërmend të luaj çmimi. Fiks 1.67 euro shënon çmimi për një litër dizel në pompat e Kosovës.

Derisa sot, në burs çmimi sillet 86 dollarë për fuçi, në janar të këtij viti ka qenë 87.45.

Po, në janar të këtij viti, çmimi i diellit për 1 litër në Kosovë ka qenë rreth 1.20 euro.

Për një muaj, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka monitoruar çmimet në berzën ndërkombëtare dhe në bazë të tyre ka krijuar një tavan për fitimet e kompanive në Kosovë. Por, ministria pas një muaji ka hequr dorë nga kjo, duke  lënë çmimin në dorë të naftëtarëve. /Periskopi/

https://finance.yahoo.com/chart/CL%3DF#eyJpbnRlcnZhbCI6ImRheSIsInBlcmlvZGljaXR5IjoxLCJ0aW1lVW5pdCI6bnVsbCwiY2FuZGxlV2lkdGgiOjgsImZsaXBwZWQiOmZhbHNlLCJ2b2x1bWVVbmRlcmxheSI6dHJ1ZSwiYWRqIjp0cnVlLCJjcm9zc2hhaXIiOnRydWUsImNoYXJ0VHlwZSI6ImxpbmUiLCJleHRlbmRlZCI6ZmFsc2UsIm1hcmtldFNlc3Npb25zIjp7fSwiYWdncmVnYXRpb25UeXBlIjoib2hsYyIsImNoYXJ0U2NhbGUiOiJsaW5lYXIiLCJzdHVkaWVzIjp7IuKAjHZvbCB1bmRy4oCMIjp7InR5cGUiOiJ2b2wgdW5kciIsImlucHV0cyI6eyJpZCI6IuKAjHZvbCB1bmRy4oCMIiwiZGlzcGxheSI6IuKAjHZvbCB1bmRy4oCMIn0sIm91dHB1dHMiOnsiVXAgVm9sdW1lIjoiIzAwYjA2MSIsIkRvd24gVm9sdW1lIjoiI2ZmMzMzYSJ9LCJwYW5lbCI6ImNoYXJ0IiwicGFyYW1ldGVycyI6eyJ3aWR0aEZhY3RvciI6MC40NSwiY2hhcnROYW1lIjoiY2hhcnQifX19LCJwYW5lbHMiOnsiY2hhcnQiOnsicGVyY2VudCI6MSwiZGlzcGxheSI6IkNMPUYiLCJjaGFydE5hbWUiOiJjaGFydCIsImluZGV4IjowLCJ5QXhpcyI6eyJuYW1lIjoiY2hhcnQiLCJwb3NpdGlvbiI6bnVsbH0sInlheGlzTEhTIjpbXSwieWF4aXNSSFMiOlsiY2hhcnQiLCLigIx2b2wgdW5kcuKAjCJdfX0sInNldFNwYW4iOnt9LCJsaW5lV2lkdGgiOjIsInN0cmlwZWRCYWNrZ3JvdW5kIjp0cnVlLCJldmVudHMiOnRydWUsImNvbG9yIjoiIzAwODFmMiIsInN0cmlwZWRCYWNrZ3JvdWQiOnRydWUsImV2ZW50TWFwIjp7ImNvcnBvcmF0ZSI6eyJkaXZzIjp0cnVlLCJzcGxpdHMiOnRydWV9LCJzaWdEZXYiOnt9fSwic3ltYm9scyI6W3sic3ltYm9sIjoiQ0w9RiIsInN5bWJvbE9iamVjdCI6eyJzeW1ib2wiOiJDTD1GIiwicXVvdGVUeXBlIjoiRlVUVVJFIiwiZXhjaGFuZ2VUaW1lWm9uZSI6IkFtZXJpY2EvTmV3X1lvcmsifSwicGVyaW9kaWNpdHkiOjEsImludGVydmFsIjoiZGF5IiwidGltZVVuaXQiOm51bGwsInNldFNwYW4iOnt9fV19

Shpërndaje në: