Nani e lë fushën i përlotur pasi VAR e ndëshkon me një karton të kuq skandaloz
Edhe pse ish-anësori i Manchester Unitedit, Nani ishte një futbollist shumë i talentuar, është e drejtë të themi se ai nuk kishte karakterin më të fortë.
Ylli portugez ishte paksa i tepërt në raste të caktuara.
Tani 33-vjecari luan aktualisht tek Orlando City në MLS, transmeton Periskopi.
Dhe pavarësisht viteve të shtyera, duket se ylli i Premier Leagues ende ka zemër të ndijshme.
Të mërkurën mbrëma, Nanit iu tregua kartoni i kuq pas një ndërhyrjeje në mesfushorin, Artur gjatë fitores 2-1 të Orlandos kundër Columbus Creë.
Gjyqtari, Ramy Toucan fillimisht ia tregoi të verdhin Nanit, por e shndrroi në të kuq pasi u konsultua me VAR.
I gjori Nani ishte i shkatërruar nga vendimi dhe u largua nga fusha i përlotur. /Periskopi.com/
Nani in tears after being sent off in the MLS…
? @SkySportsNews pic.twitter.com/3ePWfAleBg— FootballFunnys (@FootballFunnnys) November 5, 2020



