Napoli për herë të tretë në histori, e fitoi Superkupën e Italisë

Napoli për herë të tretë në histori, e fitoi Superkupën e Italisë

Nuk pati më befasi – Napoli pa asnjë problem ka shënuar fitore në finalen e Superkupës së Italisë ndaj Bolognas me rezultat 2-0, dhe në këtë menyrë për herë të tretë në histori e dërgon këtë trofe në sirtarin e klubit.

Edhe pse Bologna eliminoi në gjysmëfinale Interin pas penalltive, u mendua se do të jetë një rival më i denjë i Napolit, megjithatë gjërat ishin ndryshe në fushën e lojës, sepse skuadra e Antinio Contes, pati shumë më tepër nga loja, dhe po të ishin lojtarët pak më të koncentruar në sulm, rezultati do të ishte më bindës.

Të dy golat e ndeshjes i shënoi lojtari i momentit, David Neres, të pari një evrogol të vërtetë, që asnjë portier në Botë nuk do ta kishte ndalur, kurse të dytin, pas një gafe të portierit Federico Ravaglia dhe mbrojtësit jashtë forme, Jhon Lucumi.

Napoli fitoi Superkupën e ketij edicioni pas viteve 1990 dhe 2014./Periskopi/

Shpërndaje në: