Ndahet nga jeta trajneri i njohur shqiptar

I pari i FSHF-së, Armando Duka ka bërë të ditur se sot u nda nga jeta trajneri i njohur shqiptar, Odise Çipa.
Çipa ishte trajneri i ekipit të Butrintit të Sarandës, shkruan Periskopi.
Duka shprehu ngushëllimet me të sinqerta familjarëve të Çipës dhe e kujton si një njeri i cili i dha shumë futbollit në Shqipëri.
“Ndarja e parakohshme nga jeta e Odisea Çipës, trajnerit të ekipit Butrinti të Sarandës, na ka trishtuar të gjithëve.
Humbëm një njeri që i ka dhënë shumë futbollit, si futbollist, por edhe si trajner ndër vite. Ndarja e tij nga jeta ka lënë një boshllëk të madh në komunitetin e futbollit, veçanërisht atë të Sarandës.
I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, të afërmve, miqve dhe të gjithë bashkëpunëtorëve. Të prehesh në paqe Odisea!
Do të na mungosh të gjithëve”.