Ndaj Maqedonisë jo lehtë, por duam fitore

Ndaj Maqedonisë jo lehtë, por duam fitore

Mesfushori i Kombëtares Shqiptare, Migjen Basha beson se ndeshja ndaj Maqedonisë në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2018 nuk do të jetë aspak e lehtë.

Por, ai shton se skuadra e tij nuk do të jetë e kënaqur me barazim, por do të kërkojnë fitoren.

“Sot fillojmë të shohim kundërshtarin, e njohim dhe e dimë që është i vështirë dhe nuk do të jetë e lehtë. Nëse mendojmë se Maqedonia është kundërshtar i lehtë dhe duhet mundur atëhere gabojmë rëndë. Nëse futemi në fushë me Maqedoninë për barazim atëherë jemi të humbur”, deklaroi Basha.

Sfida ndërmjet Kombëtares Shqiptare dhe Maqedonisë zhvillohet të hënën me fillim nga ora 20:45. /Periskopi.com

Shpërndaje në: