Ndalohen 34 kryesues të QKN-ve pasi u intervistuan për manipulim me vota në rajonin e Mitrovicës

Ndalohen 34 kryesues të QKN-ve pasi u intervistuan për manipulim me vota në rajonin e Mitrovicës

Mbi 30 kryesues të qendrave komunale të numërimit të votave në rajonin e Mitrovicës janë ndaluar.

Lajmin e ka konfirmuar Valon Preteni, zëdhënës i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës.

Preteni tha se 34 kryesues të qendrave komunale të numërimit janë ndaluar për 48 orë nën dyshimin për falsifikim të rezultateve të votimit.

Prokuroria kishte urdhëruar intervistimin e 43 kryesuesve të QKN-ve në Mitrovicë të Jugut, Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zubin Potok e Zveçan.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë dhe Policia e Kosovës thanë më herët në një komunikatë të përbashkët për media se mbeten “të përkushtuar në mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve dhe trajtimit të çdo rasti të dyshuar, me synimin e mbrojtjes së integritetit të procesit zgjedhor dhe sundimit të ligjit”./Periskopi/

Manipulimi me vota, më shumë se 20 persona në stacionin policor në jug të Mitrovicës

Shpërndaje në: